Naim Imeraj mbetet alternativa e vetme e AAKsė pėr zgjedhjet nė Istog. Donika Kadaj-Bujupi i ka thėnė pėrfundimisht Jo ofertės sė AAKsė pėr tė garuar nė Istog. Edhe emri i tretė, vėllai i Haki Shatrit, Muhameti, e ka refuzuar ofertėn e partisė sė Ramush Haradinajt.
Deputetja e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės Donika Kadaj-Bujupi pėrfundimisht i ka thėnė jo ofertės sė partisė sė saj pėr tu kandiduar pėr kryetare tė Istogut.
Kryetarja e Aleancės sė Gruas sė Kosovės tė shtunėn zyrtarisht ia ka kumtuar Jo-nė e saj liderit tė AAKsė Ramush Haradinaj.
Unė e kam njoftuar sot degėn e AAKsė nė Istog dhe kryetarin e partisė Haradinajn se nuk mundem tė pranojė ofertėn pėr tė kandiduar nė zgjedhjet pėr kryetare tė Istogut, konfirmoi tė shtunėn pėr Express Kadaj-Bujupi.
Arsyeja qė e ka shtyrė Kadajn-Bujupi ta refuzojė ofertėn e partisė pėr kandidate nė Istog ėshtė se ajo qe disa javė ėshtė duke u kujdesur pėr babėn e vet i cili ėshtė i sėmurė.
Rrethanat familjare qė mė kanė ndodhur kohėve tė fundit, mė kanė detyruar mos ta pranoj ofertėn pėr kandidaturė. Pėrndryshe qėndrimi im ka qenė qė tė shkojė atje dhe ti ndihmojė qytetarėt me projekte me ide nė tė mirė tė zhvillimit tė Istogut. Por kėto rrethana nė familje, tha ajo.
Dega e AAKsė nė Istog i ka bėrė ofertė pėr tė kandiduar edhe Muhamet Shatrit, vėllait tė deputetit tė AAKsė Haki Shatri. Por, pėrgjigja ka qenė negative.
Muhameti, pėr dallim nga Hakiu, nuk ka vendosur ta braktisė LDKnė. Ai tha pėr Express se vazhdon tė jetė anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDKsė.
Kam pas ofertė pėr tė kandiduar, bile ka pas kėmbėngulje pėr kėtė, por unė nuk kam mundur ta pranojė sepse jam anėtar i Lidhjes Demokratike. Nuk e kam parė tė nevojshme ta marrė njė hap tė tillė qė ta pranojė tė dal kandidat pėr AAKnė, tha Shatri, tė shtunėn.
Pas refuzimit tė kandidaturės nga ana e Kadaj-Bujupit dhe Shatrit, AAKsė i ka mbetur vetėm edhe njė alternativė ta rikandidoj Naim Imeraj,n i cili nė zgjedhjet e 13 dhjetorit 2009, humbi garėn e balotazhit pėr kryetar tė Istogut.
Ne si parti i kemi pas kėta tre emra si kandidatė tė mundshėm. Tani nevojitet vetėm konfirmimi i kandidatit nga kėta tre emra, tha tė shtunėn pėr Express, Bekė Berisha, kryetar i degės sė AAKsė nė Istog.
Por, edhe pse ka mbetur emri i vetėm nga pretendentėt pėr kryetar tė Istogut nga radhėt e AAKsė, Naim Imeraj ende nuk mund tė besoj dhe tė flasė pėr kandidaturėn e re tė tij. Ai tha se partia vendosė pėr kėtė dhe po pret vendimin e partisė.
Realisht e di qė tre emra kemi qenė si tė mundshėm. Pėr tėrheqjen e dy kandidatėve tjerė unė nuk e di, prej jush po dėgjoj. Por, pėr kėtė ēėshtje tek ne nė parti vendosė kryetari i degės, Bekė Berisha dhe tani presim se kur dhe ēfarė do tė vendoset, tha Imeraj.
Deri tani pėr zgjedhjet nė Istog vetėm LDKja ka dalė me emrin e kandidatit tė saj, Haki Rugova, ndėrkaq PDK, AKR dhe LDD ende nuk kanė vendosur pėr pėrfaqėsuesit e tyre.
KQZ ka vendosur qė nė Istog tė ketė dhjetė ditė fushatė zgjedhore ndėrsa mė 11 prill ėshtė caktuar dita e zgjedhjeve.
Gazeta Express