Home
Indexi
Forums
Rubrikat e lajmeve
Forums
Diskutime
SMS
SMS + Poezi
Adresari
Adresari
Libri
Libri vizitoreve
Downloads
Downloads
Your Account
Profili juaj
 Faqja e parė      
   
Menyja
 Ballina
 Per Istogun

 News
 Rubrikat e lajmeve
 Dergo lajme
 Arkivi
 Diskutimet
 Diskutimet
 Lista e anetareve
 Pėrmbajtja
 Fotogaleria
 Libri i adresave
 Libri i mysafireve
 Sms & Poezi
 Anketa
 Pershendetje
 Moti
 SiteMap
 Muzikė
 Downloads & Links
 Downloads
 Web links
 Infos
 Feedback
 Trego shokut per ne
 Statistika
 Stafi
 Ditari i anetareve
 Top 10
 Your_Account



Info Box
Mirėsevini Anonymous
Nofka

Fjalėkalimi

 

Anėtarėt

 · Gjithsej

4506


3 anėtarėt e fundit
 01:09.09.2010morin123
 02:06.09.2010exo
 03:03.09.2010Bosi-007

Online

 Vizitorė (96%)

23

 Anėtarė (4%)

1

 01:Forum profile nurnbergu09 nurnbergu09

 Gjithsej online

24



Kėrko



Ditėlindjet
Ditėlindjet sot
Adriatik Qorraj 10.9.
Arben miku Bajramaj 10.9.
Flamur Imeri 10.9.
Liman Bislimi 10.9.
Shasivar Salijaj 10.9.
Synavere Hamiti 10.9.
Valdet Ramaj 10.9.
Xhavit Hajzeraj 10.9.

Regjistro ditėlindjen tende


Aktuale: Mark Marku: Komunikimi politik i Rugovės

Ibrahim Rugova, ėshtė padyshim njė nga promovuesit e komunikimit politik modern.

Ndėr aktorėt politikė tė botės shqiptare, Ibrahim Rugova, lideri historik i shqiptarėve tė Kosovės, ėshtė padyshim njė nga promovuesit e komunikimit politik modern. Jetėgjatėsia e imazhit tė tij pozitiv nuk mund tė shpjegohet dhe kuptohet pa pėrmasėn komunikuese.Ibrahim Rugova shfaqet si njė politikan qė e kupton se para sė gjithash, suksesi i ēėshtjes qė ai pėrfaqėsonte, pra i Pavarėsisė sė Kosovės, do tė varej shumė nga imazhi qė populli i Kosovės dhe lėvizja e tij do tė krijonte sė brendshmi dhe sė jashtmi. Ai e dinte se kundėrshtarėt e tij do tė pėrqendronin tėrė arsenalin e njė shteti tė fuqishėm propagandistik, si ish-Jugosllavia, pėr ta paraqitur kėtė imazh tė deformuar para opinionit publik jugosllav dhe ndėrkombėtar. Nė fund tė viteve ‘80, pra nė momentin kur nisi aktivitetin e vet LDK-ja dhe Ibrahim Rugova, shteti jugosllav kishte njė pozitė ende tė fortė ndėrkombėtare pėr shkak tė pozicionit tė moderuar qė kishte mbajtur regjimi jugosllav i Titos gjatė periudhės sė luftės sė ftohtė. Nė ndryshim nga vendet e tjera tė bllokut komunist, imazhi ndėrkombėtar i shtetit jugosllav ishte pozitiv dhe ndikimi i saj te njė sėrė aktorėsh tė rėndėsishėm tė politikės botėrore ishte i konsiderueshėm. Ky ndikim ishte edhe mė i madh te grupi i vendeve “tė paangazhuara”, grup nė tė cilin ish-Jugosllavia kishte pasur njė rol tė dorės sė parė. Konfliktet etnike qė shkaktuan shpėrbėrjen e kėtij shteti nuk arritėn megjithatė ta tronditin plotėsisht autoritetin e shtetit, tė mbetur jugosllav nė arenėn ndėrkombėtare dhe propaganda serbe e shfrytėzonte me mjeshtėri trashėgiminė pozitive tė ish-Jugosllavisė pėr tė zvogėluar efektin negativ tė politikės sė Milosheviēit. E vetėdijshme pėr kėtė trashėgimi pozitive, kjo propagandė u pėrpoq tė bindte opinionin publik ndėrkombėtar se armiqtė e shtetit jugosllav ishin kombet  e tjerė tė ish-Jugosllavisė, d.m.th. kroatėt, sllovenėt, boshnjakėt dhe shqiptarėt, dhe se ishin pikėrisht ata qė kėrkonin t’i jepnin fund eksperimentit multietnik jugosllav. Nė pėrpjekjet pėr vizatimin e portretit tė keq “tė armiqve”, portreti mė i keq, padyshim u rezervohej shqiptarėve.     
    
Ibrahim Rugova qė nė krye tė herės shfaqet me njė vizion politik dhe njė imazh krejt tjetėr nga ai i propaganduar nga kundėrshtari. Vizioni politik: rezistenca paqėsore. Imazhi: njė popull paqėsor qė kėrkon me kėmbėngulje, por nė mėnyrė demokratike, tė drejtat dhe liritė e njeriut, njė popull qė kėrkon tė drejtėn e shkėputjes nga ish-Jugosllavia si tė gjithė popujt e tjerė tė ish-Federatės Jugosllave. Rugova e di shumė mirė se njė imazh dhe njė vizion i tillė ishte krejt i pėrkundėrt me stereotipet qė kishte krijuar dhe qė synonte tė krijonte pushteti serb pėr shqiptarėt. Sipas propagandės serbe, por edhe sipas disa prej, stereotipeve mbizotėruese pėr shqiptarėt nė Evropė, shqiptarėt paraqiteshin terroristė, tė paqytetėruar, myslimanė fanatikė. Nė shėrbim tė prodhimit dhe tė pėrhapjes sė kėtij imazhi ishin mediat e ish-Jugosllavisė, institucionet arsimore dhe kulturore, Akademia e Shkencave tė Serbisė, diplomacia me tė gjitha institucionet e saj dhe njė rrjet i tėrė organizmash tė tjera qeveritare dhe joqeveritare, qė ushtronin veprimtarinė e tyre nė ish-Jugosllavi dhe jashtė saj.
 
Zgjedhja e rezistencės paqėsore nga ana e Rugovės si rrugė pėr tė mbėrritur te Pavarėsia ishte njė strategji qė e befasoi kundėrshtarin. Ajo ishte njė risi dhe u prit me simpati nga opinioni publik i brendshėm dhe i jashtėm dhe e vuri nė vėshtirėsi tė mėdha regjimin e Milosheviēit. Ajo u bė edhe mė joshėse, pasi kontrastonte shumė me realitetin e njė Ballkani tė pėrfshirė nga luftėrat dhe konfliktet. Njė lėvizje paqėsore nė njė vend qė ziente nga konfliktet e armatosura ngjante e ēuditshme, por pikėrisht pėr kėtė arsye do tė tėrhiqte vėmendjen e mediave, tė diplomatėve, tė intelektualėve. Por rezistenca paqėsore, pėrveēse njė strategji politike, ishte edhe njė operacion imazhi. Duke e hequr pistoletėn nga dora e palės shqiptare, ai e bėnte mė tė madh efektin e armės nė dorėn e palės tjetėr, mė mizor kundėrshtarin, mė tė dallueshėm fajtorin. Tek e fundit njė tablo me dy luftėtarė tė armatosur, mund tė jetė epike, por e bėn tė vėshtirė qėndrimin etik tė publikut, ndėrkohė qė njė tablo me dy dyluftues, ku njėri ėshtė i paarmatosur e tjetri i armatosur, nuk le vend pėr dilema. Duke zgjedhur rezistencėn paqėsore, Rugova kishte shmangur portretizimin e deformuar tė tij dhe tė lėvizjes sė tij, kishte shmangur mundėsinė qė portretin e tij ta vizitonte pala tjetėr nė konflikt.
 
Rugova e dinte se komunikimi politik modern ishte jo vetėm komunikim i ideve, por edhe i imazhit. Dhe mbi tė gjitha i imazhit. Ai e kishte tė qartė se vizioni i tij duhej konkretizuar. Dhe ai i ofron njė formė konkrete vizionit tė tij politik dhe ky ishte portreti i tij. Intelektuali avangardist i viteve ‘60-‘70, studenti i Roland Bartit, njohėsi i mirė i kulturės moderne dhe i asaj shqiptare (studiuesi mė i mirė i Bogdanit), shqiptari elegant dhe i brishtė, ishte simboli mė i mirė i mundshėm i njė kauze radikale, por qė synonte tė realizohej me njė projekt politik paqėsor. Bashkimi i kėtij vizioni me portretin e tij do tė shndėrroheshin nė pėrfaqėsimin mė autentik tė rezistencės shqiptare tė Kosovės. Nėse NATO, e drejtuar nga amerikanėt, nuk e pati aq tė vėshtirė sa ē’pritej pėr tė mposhtur hezitimin e disa vendeve evropiane dhe pėr tė hyrė nė luftė kundėr ish-Jugosllavisė nė vitin 1999, kjo ndodhi edhe falė imazhit tė Rugovės dhe lėvizjes qė ai pėrfaqėsonte. Imazhi i tij prej njeriu paqėsor, i dha formė imazhit tė njė populli tė tėrė si njė popull paqėsor dhe e bėri shumė tė perceptueshėm pėr Perėndimin idenė  e njė populli tė viktimizuar nga barbaria serbe. Nga lėvizjet e shekullit tė njėzetė, asnjė prej lėvizjeve nuk ka pasur pėrfaqėsim mė modern dhe tė menduar se rezistenca e shqiptarėve tė Kosovės me Rugovėn. Ndikimi i tij nė opinionin publik ishte i ngjashėm me ndikimin e Nelson Mandelės.
 
Pasi ofron si vizionin ashtu edhe portretin, ai fillon komunikimin sistematik tė kėtij vizioni dhe tė kėtij portreti. Vizioni ėshtė i njėjtė, portreti po ai. Rugova e di shumė mirė se qė njė mesazh tė depėrtojė nė mendjen e njerėzve duhet tė jetė i qėndrueshėm nė kohė, tė ketė koherencė logjike dhe tė jetė i thjeshtė. Ai s’pushon sė dėrguari mesazhin e tij tė formuluar gjithherė nė tė njėjtėn mėnyrė: Zgjidhja mė  e mirė e problemit tė Kosovės ėshtė krijimi i njė shteti tė pavarur dhe neutral tė Kosovės, tė hapur si ndaj Shqipėrisė ashtu edhe ndaj Serbisė, me njė protektorat tė pėrkohshėm civil ndėrkombėtar. Ai asnjėherė nuk harronte tė theksonte se njė gjė e tillė do tė realizohej me ndihmėn e vendeve evropiane dhe SHBA-sė. Pėrsėritja e tė njėjtave mesazhe pėr gati dhjetė vjet, tė vendosura nė tė njėjtin dekor dhe tė shqiptuara nga i njėjti person, i cili gjithmonė shfaqej para mediave me pamje tė qetė, me njė buzėqeshje tė lehtė, me kostumin e zi me kravatė tė kuqe, me shallin e mėndafshtė mitik e kishte njė funksion dhe funksioni ishte ky: identifikimi i ēėshtjes sė Pavarėsisė sė Kosovės, mes shumė ēėshtjeve tė mėdha tė pazgjidhura etnike tė botės. Rugova me sa duket e ka zgjedhur me vetėdije njė formė tė tillė tė ligjėrimit politik. Ai ka njė regjistėr tė kufizuar, por efikas, tė zgjedhur nė pėrputhje si me karakteristikat psiko-sociale dhe kulturore tė publikut, ashtu edhe me rrethanat e komunikimit. Tė shprehurit e tij siē thotė studiuesi, Sabri Hamiti, merr formėn e “elipsės”.  “Kjo mėnyrė komunikimi - thotė Hamiti, nė njė anė jep mesazhin themelor tė pastėr e tė saktė pa zhurma retorike, nga ana tjetėr i jep mundėsinė bashkėbiseduesit pėr tė imagjinuar mesazhin e vet plotėsues1. 
 
Nevoja pėr qartėsi dhe thjeshtėsi tė mesazhit politik, pėrveēse nga vetė specifika e komunikimit politik, buronte edhe nga rrethanat e komunikimit. Pėr njė kohė tė gjatė, Rugova i pėrcillte mesazhet e veta politike nėpėrmjet konferencave periodike tė shtypit dhe nėpėrmjet komunikatave tė qendrės pėr informim tė LDK-sė, duke pasur pak ose aspak media nė dispozicion pėr pėrpunimin dhe shpėrndarjen e mesazheve tė veta politike. Pas fillimit tė rezistencės paqėsore nga ana e shqiptarėve, regjimi i Milosheviēit u pėrpoq tė mbyllte ēdo kanal komunikimi mediatik tė strukturave tė kėsaj rezistence me publikun shqiptar dhe me opinionin ndėrkombėtar. Kėshtu mė 5 korrik 1990, trupat e posaēme tė ushtrisė serbe nxorėn me dhunė nga redaksitė e studiot e kėtij institucioni 1.300 gazetarė, regjisorė, kameramanė e punonjės tė teknikės. Nė tė njėjtėn kohė u pushtuan edhe radiostacionet lokale: nė Prishtinė e Prizren, nė Pejė e Gjakovė, nė Ferizaj e Gjilan, si dhe 2 transmetuesit radiotelevizivė tė Kosovės nė Golesh e Cvilen. Nė tė vėrtetė sulmet kundėr medias shqiptare ishin dendėsuar qė nė javėn e parė pas formimit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (23 dhjetor 1989). Mė 5 shtator u ndalua botimi i gazetės “Rilindja”. Mė 22 tetor 1992  u bastis edhe Ndėrmarrja e Shitjes e sistemit tė Rilindja. Pasuria e saj u grabit. Nė tė njėjtėn kohė u krijua ndėrmarrja serbe Panorama. Edhe shtypshkronja Rilindja, nė mars 1999, kaloi nė pronėsi serbe me emrin e manastirit ortodoks Graēanica. Regjimi i Millosheviēit ndaloi edhe revistėn “Drita”, tė vetmin organ shtypi tė kishės katolike shqiptare. Mungesėn e mediave ai e pėrballon me thuktėsinė dhe saktėsinė e mesazhit. Faktin qė mediat janė tė kontrolluara nga kundėrshtarėt e tij, nga serbėt, ai e pėrballon me qartėsinė e mesazhit. Vetėm nė kėtė formė, mesazhi i tij mund tė shkonte drejtpėrdrejt tek publiku dhe mund zvogėlohej  mundėsia e manipulimit tė tij.
 
Komunikimi politik i Rugovės ėshtė njė dukuri pėr t’u studiuar. Ai ėshtė komunikim qė mbėshtetet njėherėsh nė imazhin dhe idenė. Ligjėrimi i tij politik ėshtė i kursyer, por efikas. Rugova dinte tė pėrdorte mirė fjalėt, por akoma mė mirė heshtjen. “Heshtja - thotė njė studiues italian - ka njė rol tė madh nė komunikim. Ajo ndihmon nė kuptimin e tė thėnės, nė diferencimin e kuptimeve”2. Pėrveē kėsaj, heshtja funksionon nganjėherė si njė fushė kuptimore e hapur ndaj ēdo interpretimi. Nė njėfarė mėnyre, ajo ėshtė si faqja e bardhė qė i lihet nė dispozicion lexuesit nė fund tė librit pėr t’u mbushur nga vetė lexuesi.  Por heshtja dhe fjala te Rugova kanė tė bėjnė para sė gjithash me sensin e masės. Ai e kishte tė zhvilluar me tepri sensin e masės dhe kjo e bėnte atė tė ishte i dėgjueshėm, si nga populli i tij, ashtu edhe nga faktori ndėrkombėtar.
 
Sensi i masės reflektohet nė regjistrin e komunikimit, nė komunikimin joverbal, nė veshje, madje edhe nė shfaqjet dhe nė qėndrimin e tij publik. Tek sjellja politike e Rugovės mishėrohen dy parime themelore tė komunikimit publik, tė artikuluara nga Gofman nė librin e tij, “Mėnyrat e tė folurit”: a) Kur je nė plan tė parė mos qėndro nė kėtė pozicion as shumė, as pak dhe, b) ndrydhe brenda vetes ēdo formė armiqėsie. Ēdo kėrkesė duhet shtruar me takt3     
 
Pak nga pak, ai u shndėrrua nė ikonė dhe komunikimi i tij politik mori pėrmasat e komunikimit religjioz. Nė vitet e fundit, ai mori pėrmasat e njė lideri shpirtėror fetar: populli e adhuronte dhe i bindej deri nė vetėmohim, tė huajt e kishin pikė tė vetme referimi, opinioni politik ndėrkombėtar e identifikonte njė popull tė tėrė me imazhin e tij. Ligjėrimi i njėtrajtshėm formal dhe pėrmbajtėsor i dhanė ēėshtjes sė Kosovės trajtėn e njė dogme fetare dhe liderit tė saj pamjen e liderit tė njė feje tė re. Kjo qe arsyeja pse ai qėndroi kaq gjatė nė politikėn e njė vendi dhe qė mbijetoi tre periudhave tė vėshtira, qė tė gjitha sė bashku pėrbėjnė njė sprovė tė madhe tė personalitetit politik: diktaturėn komuniste, represionin dhe gjendjen e luftės, demokracinė.

Publikuar mė 06.03.2010 @ 10:10:37 CET nga admin

 
Links tė ngjashėm
· Mė tepėr nga: Lajme aktuale
· Postime tjera nga: admin


Artikulli mė i lexuar nga Lajme aktuale:
RTK tash live edhe ne Internet



Voto artkullin
Mesatarja: 0
Vota: 0

Kėtu mund tė votoni (vetėm njė herė) pėr kėtė artikull:

I shkėlqyeshėm
Shumė i mirė
I mirė
Mesatar
Artikull i dobėt



Options

 Printoje Printoje



Associated Topics

Lajme aktuale

"Mark Marku: Komunikimi politik i Rugovės" | Login/Regjistrohu | 0 komente
Pėrgjegjėsin pėr komente e merrė vetė autori! Ne nuk mbajmė pėrgjegjėsi mbi pėrmbajtjen e tyre.

Nuk lejohen komentet nga anonimėt, regjistrohu
Copyright © 2004 - 2009 by www.istogu.com
For problems or questions regarding this web contact [Webmaster] | Impressum