Fjala e Presidentit tė Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu, nė akademinė pėrkujtimore pėr Fadil Feratin.
Presidenti i Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesė sot nė ceremoninė e varrimit tė kryetarit tė komunės sė Istogut, nėnkryetarit tė LDK-sė e bashkėpunėtorit tė tij tė ngushtė, Fadil Ferati, i cili ndėrroi jetė katėr ditė mė parė, nė moshėn 50 vjeēare.
Nė akademinė pėrkujtimore mbajtur sot nė Istog, para varrimit tė z.Ferati, Presidenti Sejdiu mbajti njė fjalė rasti, nė tė cilėn theksoi edhe njė herė kontributin e pazėvendėsueshėm qė ka dhėnė Fadili si kryetar i Istogut, i zgjedhur nė tė gjitha zgjedhjet e mbajtura pas lufte, si dhe punėn e tij tė palodhshme si nėnkryetar i LDK-sė pėr ndėrtimin e institucioneve tė nivelit qendror.
Nė vijim po japim fjalėn qė Presidenti Sejdiu mbajti sot nė akademinė pėrkujtimore pėr Fadil Feratin.
E nderuara familje Ferati,
Tė nderuar deputetė dhe ministra nė Qeverinė e Kosovės
Tė nderuar kėshilltarė komunalė tė Istogut,
Tė nderuar bashkėvendės, miq dhe bashkėpunėtorė tė Fadil Feratit,
Qytetarė tė dashur tė Republikės sė Kosovės,
Zonja dhe zotėrinj,
Sot po e pėrcjellim nė botėn e amshueshme Fadil Feratin, kryetar i Komunės sė Istogut e nėnkryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Gjatė kėtyre katėr ditėve, prejse zemra e tij pushoi sė rrahuri, ne kemi kujtuar me mall e me dhembje ēastet e punės sonė me tė, kemi veēuar punėt dhe sukseset qė ai ka arritur si udhėheqės i Komunės sė Istogut dhe si nėnkryetar i LDK-sė.
Fadil Ferati udhėhoqi Komunėn e Istogut nė tri mandate. Besimi i qytetarėve tė kėsaj komune iu dha atij edhe nė zgjedhjet e para lokale tė mbajtura nė Kosovėn e pavarur e sovrane. Fitorja e tij e katėrt ėshtė pothuajse unikate jo vetėm nė kėto zgjedhje, po nė gjithė historikun e zgjedhjeve demokratike qė ka mbajtur Kosova. Sėmundja e rėndė ia pamundėsoi Fadilit tė mbante fushatė zgjedhore. Nė rrethanat e konkurrencės sė lirė e demokratike, nė tė cilat secili kandidat pėrpiqet tė marrė mbėshtetje sa mė tė gjerė tė elektorėve, kandidimi pėr postin e kryetarit tė Komunės pa bėrė asnjė ditė fushatė, ėshtė njė lloj utopie. Por, rasti i tij ishte tjetėr, i veēantė. Me punėn e tij nė tri mandatet e kaluara si udhėheqės komune, si dhe me veprimtarinė e gjatė e tė palodhshme njėzetvjeēare nė shėrbim tė lirisė dhe prosperitetit tė vendit, Fadili Ferati e kishte fituar besimin e qytetarėve, ndaj doli fitues edhe pėr tė katėrtėn herė, ndonėse nuk arriti tė paraqiste vizionin e tij pėr qeverisjen e Istogut gjatė katėr vjetėve tė ardhshėm. Vizioni i tij dihet.
Fadil Ferati ishte etabluar ngadalė, por sigurt si prijės i Istogut, si zėri i parė i qytetarėve tė kėsaj komune. Ai ishte kryetar i Istogut dhe nėnkryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, kėshtu qė fryma e veprimit dhe e mendimit tė tij politik patjetėr reflektoi edhe nė kryeqendrėn e Kosovės, nė Prishtinė.
Sot, kur po ndahemi pėrfundimisht prej tij, mund tė theksojmė pa hezitim se Fadil Ferati ishte njeri qė gėzonte njėkohėsisht besimin e bashkėvendėsve tė tij nė Komunėn e Istogut dhe respektin e institucioneve qendrore tė Republikės. Rruga e ngritjes sė tij politike ishte fryt i punės sė gjatė e konkrete pėr pėrmirėsimin e jetės dhe tė mirėqenies sociale tė qytetarėve tė Istogut, nė njėrėn anė, si dhe i angazhimit tė pareshtur pėr forcimin e institucioneve tė shtetit tonė, nė anėn tjetėr.
Ndaj, duke shikuar prapa drejt viteve tė mėdha tė veprimtarisė, skemi se si tė mos i vėrejmė gjurmėt e punės sė tij si kėtu nė Istog, ashtu edhe nė Prishtinė. Sė kėndejmi, ndarja e tij nga jeta ėshtė dyfish mė e rėndė; ai la Istogun pa prijės, ndėrsa Prishtinėn pa njė personalitet qė kishte mbėshtetjen e fuqishme tė bazės nga vinte, veēori kjo qė e bėnte atė tė autoritetshėm kudo.
Qė nga krijimi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės Fadil Ferati punoi pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Si nė vendlindjen e tij, nė Gurrakoc, si nė Istog a nė Prishtinė, ai tregoi besim tė patundur nė misionin tė cilit i ishte bashkuar. Lėvizja jonė e madhe pėr liri, pavarėsi dhe demokraci, sė cilės i printe vizionari Ibrahim Rugova, pati themele tė fuqishme pikėrisht nė veprimtarėt e devotshėm, besnikė e pėrherė tė qėndrueshėm si Fadil Ferati. Lidhja Demokratike e Kosovės dhe partitė e tjera qė vepruan nė Kosovė gjatė viteve nėntėdhjetė nuk kishin asnjė mjet tė ekzekutimit tė pushtetit. Mirėpo, ato kishin besimin e madh tė qytetarėve, tė cilin nuk mund ta vriste asnjė lloj arme e pushtetit pėrbindėsh tė Millosheviqit. Ky besim plebishitar i njė populli tė tėrė nė udhėheqėsit e vet bėri qė ata tė kenė qėndrim tė palėkundur nė kėrkesėn e shenjtė: liri, pavarėsi dhe demokraci pėr Kosovėn.
Nga perspektiva e sotme, kur Kosova po pėrmbyll dyvjetorin e funksionimit tė saj tė suksesshėm si shtet i pavarur dhe sovran, mund tė vlerėsohet se sa e rėndėsishme, nė fakt, sa esenciale ka qenė pėr faktorin tonė politik mbėshtetja qė ka pasur kudo nė Kosovė, nė ēdo shtėpi, nė ēdo lagje, nė ēdo fshat e qytet. Nuk ka asnjė dyshim, kjo mbėshtetje e kėtyre pėrmasave gati tė pabesueshme pėr ato rrethana sdo tė ishte e tillė, sikur Lėvizja jona tė mos kishte njerėz si Fadil Ferati, tė cilėt ditėn ti qėndrojnė pranė qytetarit tė Kosovės nė ēdo situatė.
Ne u kemi shumė borxh kėtyre njerėzve, qė sakrifikuan gjithēka pėr ta jetėsuar ėndrrėn tonė shekullore pėr shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės. Si institucione, si qytetarė, si njerėz... ne duhet tė bėjmė ēmos qė vepra tė mos shuhet kurrė, por tė kujtohet e tė nderohet ashtu siē i ka hije njė vendi qė si harron asnjėherė bijtė e vet.
Fadil Ferati, prind i urtė, mik i mirė dhe njeri me ideale e synime tė qarta meriton kujtimin dhe nderimin tonė tė gjithmonshėm. Ai ishte njeri i Istogut dhe i Kosovės dhe punoi me gjithė shpirt pėr ta parė mė tė pėrparuar vendlindjen/atdheun e vet.
I qoftė i lehtė dheu i nėnės Kosovė!
Qoftė i pėrjetshėm kujtimi pėr tė! Pėr tė pėrjetshmin, njeriun e mirė tė Kosovės, Fadil Ferati.
Presidenti Sejdiu vendos kurora lulesh mbi varrin e Fadil Feratit
Presidenti Sejdiu me bashkepunetoret ben homazh para arkivolit te Fadil Feratit
Presidenti Sejdiu vendos kurora lulesh mbi varrin e Fadil Feratit
Presidenti Sejdiu flet ne akademine perkujtimore per Fadil Feratin