Home
Indexi
Forums
Rubrikat e lajmeve
Forums
Diskutime
SMS
SMS + Poezi
Adresari
Adresari
Libri
Libri vizitoreve
Downloads
Downloads
Your Account
Profili juaj
 Faqja e parė      
   
Menyja
 Ballina
 Per Istogun

 News
 Rubrikat e lajmeve
 Dergo lajme
 Arkivi
 Diskutimet
 Diskutimet
 Lista e anetareve
 PĆ«rmbajtja
 Fotogaleria
 Libri i adresave
 Libri i mysafireve
 Sms & Poezi
 Anketa
 Pershendetje
 Moti
 SiteMap
 MuzikĆ«
 Downloads & Links
 Downloads
 Web links
 Infos
 Feedback
 Trego shokut per ne
 Statistika
 Stafi
 Ditari i anetareve
 Top 10



Info Box
Mirėsevini Anonymous
Nofka

Fjalėkalimi

 

Anėtarėt

 · Gjithsej

4611


3 anėtarėt e fundit
 01:19.06.2012Tarakelly88
 02:18.06.2012tonii
 03:08.06.2012Bukuroshja-jote

Online

 Vizitorė (100%)

11

 Anėtarė (0%)

0

 Gjithsej online

11



KĆ«rko



Ditƫlindjet
Ditėlindjet sot
Blero Fekaj 23.6.
Drilon Blakaj 23.6.
Fidan Qeta 23.6.
Lavdim Haskaj 23.6.
Sarah Rexhaj 23.6.
Selvije Bajra 23.6.

Regjistro ditėlindjen tende


Pozita gjeografike

Istogu zë pozitën më veriore të Rrafshit të Dukagjinit. Merr frymë çlirshëm nga të gjitha anët. Nga veriu e ndajnë kreshtat e maleve të larta të Moknës, maja më e lartë e të cilave, Maja e zezë, shtrihet në lartësi deri në 2.155 metra. Pjesa fushore është tokë e plleshme dhe përshkohet nga tre lumenj relativisht të mëdhenj për kushtet e Kosovës. Lumi më i madh që kalon nëpër këto anë është Drini i Bardhë. Burimi i këtij lumi krasik është ndër burimet më të mëdha në Kosovë, nga i cili rrjedhin 30 m kub ujë në sekondë
Harta e Istogut Kliko per te zmadhuar
Harta e Istogut
Nga burimi i Lumit të Istogut, që ndodhet në afërsi të qytetit të Istogut, rrjedhin 3 m kub në sekondë, sa gjyma e këtij uji buron edhe nga burimi i Lumit të Vrellës. Pos këtyre lumenjve, në kohë të shirave janë të pasur me ujë edhe lumenjtë më të vegjël, si Bujena, Kujafçi, Shushica, Përroni i Sudenicës e ndonjë përrua tjetër me burim krasik. Fusha e gjerë që shtrihet ndërmjet këtyre lumejve është mjaft pjellore dhe me florë e faunë të vrullshme dhe me klimë të kënaqshme, mezokontinentale që është e përshtatshme për kultivimin e drithrave, të perimeve dhe të pemëve. Fusha shtrihet në kuotat më të ulta të lartësisë mbidetare në Kosovë, vetëm afër 350-400 metra. Përmes luginës së Drinit të Bardhë edhe këndej rrahin rrymat e ngrohta të klimës mesdhetare. Ndeshja e këtyre rrymave të ajrit me kreshtat e maleve të larta të Moknës ndoshta ka kushtëzuar që në Istog të fryejë era më e fortë e veriut në Ballkan. Kjo erë di të fryejë ndonjëherë me rrëmbim edhe deri në 150 km në orë, me ç'rast rrëzon edhe kulme shtëpish. Karakteristikë e kësaj ere të fortë është se frynë vetëm përgjatë rrëzes së bjeshkëve dhe në thellësi të fushës nuk hyn më shumë se dhjetë kilometra. Frynë përgjatë gjithë bjeshkëve, të thuash prej Runikut e deri në Radavc, e më e fuqishmja është në Istog dhe në fshatrat e tija më të afërta. Ka pasur raste që ka rrëzuar edhe shtëpi të ndërtuara nga materiali i fortë prej guri dhe tullash. Ky është një fenomen i rrallë natyror që nuk është studjuar deri sot.
Me matjet e temperaturave prej vitit 1925 deri më 1940 është dëshmuar se në Istog muaji më i ftohtë, me temperaturë mesatare 0,1 ºC, ka qenë janari, ndërkaq muaji më i ngrohtë – qershori, me temperaturë mesatare 22,2 ºC.
Pamje e Istogut nga vitit 1935
Pamje nga Istogu i vitit 1935

Formimi i rrethit të Istogut


Rrethi i Istogut në kuptimin e sotëm administrativ është formuar më 1913, pas pushtimit të Kosovës nga ana e ushtrive serbo-malazeze. Po atë vit pushteti i ri ka bërë regjistrimin e popullsisë së këtij rrethi dhe ka caktuar kufijtë. Atëherë ky rreth është organizuar në gjashtë komuna: Istog, Gjurakovc, Rakosh, Zllakuçan, Vrellë dhe Radavc (këto dy të fundit më vonë janë bashkuar në një komunë me qendër në Vrellë). Kufijtë e komunës së sotme të Istogut përafërsisht përputhen me ata të ish-Rrethit të Istogut me qendër në Istog, pos që komuna e Zllakuçanit tash i takon komunës së Klinës, Radavci - Pejës e Runiku - komunës së Skënderajt.
Gjatë kohës së sundimit të Turqisë, Rrethi i Istogut i ka takuar Sanxhakut të Pejës, pos kazasë së Istogut, i kanë takuar edhe kazatë (komunat) e Gjakovës, Beranës (Ivangradi) dhe Gucisë.
Deri sot nuk ekziston ndonjë dokument i shkruar që do të bënte fjalë për këtë vendbanim para shekullit XIV. Por, dihet saktësisht se ka qenë i banuar që nga kohët e parahistorisë e gjurmë të civilizimit janë të dukshme dhe janë gjetur se janë të kohës së dardanëve dhe të romakëve. Gjurmë të këtij civilizimi janë gjetur buzë rrugës së vjetër që në mesjetë dhe më herët ka lidhur Bregdetin Adriatik nëpër Plevle, nëpër Rozhajë-Kullë e Istog e që tutje ka kaluar nëpër Mitrovicë për në Nish. Gjurmë të trasesë së kësaj rruge janë të hetueshme edhe sot, së bashku me gjurmë vendbanimesh. Po ashtu është e ditur se të asaj kohe janë edhe shumë vendbanime të kësaj ane. Ndër to më të njohurat kanë qenë Banja, ujin e ngrohtë të cilës kanë ditur ta shfrytëzojnë për mjekim dhe freskim ilirët dhe romakët. Një lum i vogël që buron andej nga Syrigana (emërtim ilir për Suhogërllën e sotme) me emërtimin Kujafç, gjuhëtarët kanë dëshmuar se është po ashtu fjalë me prejardhje ilire. Ky lum kalon nga ana e Kërninës, Belicës dhe tutje te Zabllaçi derdhet në lumin e Istogut. Me hulumtime të tjera do të mund të dëshmoheshin edhe shumë toponime të tjera që i kanë shpëtuar sllavizimit.
Të kohës së romakëve janë edhe disa dëshmi arkeologjike që këndej janë hasur dhe që dëshmojnë se qysh atëherë është shfrytëzuar mermeri i njohur i Banjës, i quajtur Oniks, me të cilin janë ndërtuar shtëpi të bukura. Të kohës bizantine janë edhe disa kisha në fshatrat buzë bjeshkëve të Istogut dhe kjo më së miri dëshmohet me faktin se janë ndërtuar sipas sistemit bizantin të ndërtimit të faltoreve dhe sipas arkitekturës së kohës e që më vonë janë përvetësuar nga ortodoksizmi sllav.
Bjeshka Kosharishte
Bjeshka Kosharishte
Rrethi i Istogut si gjithmonë ka qenë kryesisht i banuar me shumicë të popullsisë shqiptare. Këtë e dëshmojnë edhe dy regjistrimet e popullisë që i ka bërë Mbretëria SKS. Më 1913 Rrethi i Istogut ka pasur mbi 180.000 banorë dhe mbi 90 për qind e tyre kanë qenë shqiptarë. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1921 Rrethi i Istogut ka pasur vetëm 20.159 banorë. Prej tyre 14.501 janë deklaruar shqiptarë dhe vetëm 5.658 serbë.

Ndryshimet më të mëdha demografike kanë ndodhur pas këtij vit dhe gjithnjë ndërmjet dy luftërave të fundit botërore, kur ish-Jugosllavia mori masa dhe metoda të kombinuara të një terrori të organizuar shtetëror për ndryshimin e kësaj strukture të popullsisë në favortë popullsisë serbe dhe malazeze. Gjatë asaj periudhe në favor deri në 20 për qind është shtuar pjesëmarrja e popullsisë sllave në strukturën e përgjithshme të popullsisë së rrethit të Istogut.

Burimi: "Komuna e Istogut gjatë LNÇ", versioni i parë, në dorëshkrim, hartuar nën përkujdesjen e dr. Ali Hadrit dhe Millorad Vaviqit; cituar sipas Rrustem Rugova: "Varret e përbashkëta", Rilindja, 1997, Prishtinë

Reklama juaj ketu


Pƫrshƫndetje

Vetėm tė regjistruarit mund tė dėrgojnė mesazhe!

Ju lutem identifikohu ose regjistrohu nese nuk jeni ende tė regjistruar.


Radio Fontana




KyƧu nƫ chat
Kyēu ne chat

Marketing


Copyright Ā© 2004 - 2009 by www.istogu.com
For problems or questions regarding this web contact [Webmaster] | Impressum